Aktivistja Evi Kokalari i ka shkruar ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit për arrestimin e Ilir Metës.
Ajo i thotë Berishës që të tregojë provat se prangosja e kryetarit të Partisë së Lirisë është “me urdhër të Ramës”.
Kokalari i kujton liderit demokrat edhe kohën kur të gjithë qytetarët dhe simpatizantë të PD shkuan nën shtëpinë e Sali Berishës kur SPAK njoftoi akuzat ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi.
“Të gjithë erdhëm në ballkonin tuaj kur u përballët me akuza për korrupsion, duke menduar dhe besuar se të gjitha ishin sulme politike. Por a ishin ata? Jo, na tregove gabim!
Dhe ndani çdo provë që mund të keni se arrestimi i ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, është bërë me urdhër të kryeministrit në detyrë, Edi Rama”, shkruan aktivistja Evi Kokalari.
Evi Kokalari thekson se populli shqiptar i është lutur Amerikës që të ndihmonte vendin tonë për të luftuar korrupsionin në nivele të larta dhe sot, me arrestimin e Ilir Metës me kërkesë të SPAK, të gjithë po festojnë.