Gjyqtarja italiane Silvia Albano, një nga gjashtë magjistratët e gjykatës së Romës që vendosi për ndalimin e dërgimit të emigrantëve në Shqipëri, është kërcënuar me vdekje. Sipas mediave italiane, ajo ka paraqitur një kallëzim në Prokurorinë e Romës.
Silvia Albano, e cila është gjithashtu kryetare e Magjistraturës Demokratike, ka deklaruar se “fushata e diskreditimit që u zhvillua kundër magjistratëve të Romës kontribuoi në ndërtimin e një klime opozitare, urrejtjeje, e cila përfundimisht kaloi në kërcënime serioze për sigurinë dhe jetën”.
12 emigrantët që mbërritën më 16 tetor në Shqipëri u kthyen përsëri në Itali, sipas një vendimi të Gjykatës së Romës. Marrëveshja parashikonte që në Shqipëri do të vendoseshin vetëm emigrantë që vinin nga vende të konsideruara të sigurt nga Italia, por Gjykata vendosi se, Bangladeshi dhe Egjipti, vendet nga ku vinin 12 emigrantët, nuk janë vende të sigurta. Për rrjedhojë ata u rikthyes sërish në Itali.
/a.r