Këshilli i Ministrave ka miratuar rregulloren e re për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazhit.
Rregullorja përmban një përcaktim të saktë të zonave ku do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre subjektet të cilat do të përmbushin kushtet ligjore si stacion plazhi, hapësirat për plazhe publike, hapësirat ujore të lejuara për notim, vendqëndrimet për mjetet lundruese dhe korridoret e lëvizjes së tyre.
Kriteri që do të duhet të respektojnë Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore në hartëzimin e hapësirave publike parashikon që në çdo 1000 m vijë lineare, 300 m vijë linear plazh.
Rregullorja vjen edhe me një ndarje të saktë të hapësirës brenda stacioneve të plazhit ku çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektojnë distancën prej të paktën 10 m nga vija e bregut të detit/liqenit; hapësira prej 2.5m përpara brezit të parë të çadrave të jetë e lirë për t’u shfrytëzuar nga publiku; hapësira midis çadrave nuk duhet të jetë më e vogël se 3.
Me rregulloren e re parashikohet ndër të tjera që çdo stacion të ketë në hapësirë të dedikuar për personat me aftësi të kufizuar, shërbim të ndihmës së shpejtë, dushe me ujë të ëmbël si dhe të jetë i pajisur me të gjitha shërbimet higjienike.
/a.r