Fundi i këtij muaji, shënon afatin përfundimtar për paisjen me kartën e shëndetit. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i bën apel të gjithë qytetarëve të paraqiten në sportelet përkatëse ose të aplikojnë përmes portalit www.ealbania.al për t’u pajisur me këtë dokument.
FSDKSH-ja njofton qytetarët se pas datës 30 prill në të gjitha institucionet shëndetësore në vend nuk do të shërbehet për qytetarët e pa pajisur me kartë shëndetit.
Pas fluksit të lartë për tu pajisur me kartë shëndeti, u hapën 97 sportele në të gjithë vendin, por falë aplikimit të sistemeve informatike eleminoi një sërë dokumentesh të nevojshme që duhet të paraqisnin qytetarët duke u dhënë mundësi që të marrin kartën e shëndetit vetëm nëpërmjet kartës së identitetit.
Gjithashtu falë bashkëpunimit me portalin qeveritar ealbania është bërë e mundur që qytetarët të aplikojnë dhe të gjenerojnë kartën e shëndetit pa qenë nevoja të paraqiten në sportele.
Nga janari deri ditën e sotme janë shpërndarë mbi 539 998 karta shëndeti. Edhe falë aplikimit në portalin www.ealbania.al janë lëshuar on line 6 955 karta shëndeti, ndërkohë që janë gjeneruar nga vetë qytetarët 3826 karta, ndërkohë që në total janë lëshuar 1 232 424 karta shëndeti.
Karta e Shëndetit është dokumenti i vetëm identifikues pranë dhënësve të shërbimit i kategorive të përfitimit për të gjithë popullsinë.