Deputetja Monika Kryemadhi, ndaj të cilës GJKKO vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ka zbuluar një detaj lidhur me mënyrën se si është bërë Erion Veliaj kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Gazetarja e News24, Klodiana Lala e ka pyetur Kryemadhin mbi celularin që i është sekuestruar nga SPAK dhe mesazhet që ajo ka me persona të tjerë.
Dhe në përgjigjen e saj, Kryemadhi përmendi disa emra mes të cilëve Kryeministrin Edi Rama, Eglantina Gjermenin, Milena Hariton, me të cilët ka shkëmbyer mesazhe
“Besoj se prokurorët e kanë thirrur Edi Ramën, i kanë parë mesazhet bashkë me Edi Ramën, i janë kujtuar kohët e vjetra, i është kujtuar edhe si e kemi gënjyer unë dhe Edi Rama, Ilir Metën, për të bërë kryetar Bashkie, Erion Veliajn. Mu thaftë dora dhe goja bashkë”, tha Kryemadhi.
/a.r