Seanca gjyqësore ndaj Armando Prengës është shtyrë për shkak se trupa gjyqësore nuk ka qenë e plotë. Në seancën e kësaj të hëne mungonte në trupin gjykues gjyqtari Ardian Nuni.
Deputeti Prenga akuzohet si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në datat 4 dhe 5 shtator 2015, përpara komisariatit të Kurbinit, ku gjatë një përleshje mes pjesëtarëve të fisit Prenga dhe Cali, mbetën të plagosur shtatë persona.
Konflikti mes dy familjeve, ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut, që për shumë vite kishte qenë në duart e Calëve, ndërsa kohët e fundit i ishte dhënë vëllait të Armando Prengës.
Deputeti Prenga për shumë kohë qëndroi në burg, por më pas ai u lirua.