Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pasi Gjykata la në fuqi vendimin arrest me burg për Ilir Metën. Avokati u shpreh se ky vendim ishte i pritshëm, pasi sipas tij, ky është një vendim politik i marrë jashtë dyerve të gjykatës, shkruan A2.
“Kanë sjellë 34 volume për gjykatën dhe në ato volume nuk ka asgjë. Ne bëmë mbrojtjen tonë, është një vendim politik i marrë jashtë gjykatës dhe ne do të ndjekim rrugën e ankimimit”.
Sa i përket tensioneve brenda sallës së gjyqit, ai u shpreh: Meta nuk e humbi qetësinë, asnjëherë nuk e ka humbur. Toni i lartë, e vërteta thuhet me zë të lartë”.
Gjokutaj dha përgjigje edhe për akuzat e ngritura ndaj Ilir Metës. “Sa i përket punës së biznesmenëve, Meta ka njohje, por njohja nuk është miqësi. Çështja e lobimit është nul sepse nuk është ekzekutuar.
Ndërkohë, Gjokutaj paralajmëroi një padi ndaj Policisë së Shtetit për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës. “Jemi rrugës për të ngritur një padi ndaj policisë për arrestimin e Metës”.