Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u ka kërkuar grave të ndalojnë përdorimin e tharëseve të flokëve për të kursyer energjinë. Maduro, përmes një dekreti, ka urdhëruar që edhe e premtja të jetë pushim për dy muaj, për të kufizuar përdorimin e energjisë elektrike. Ai u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të përdorin me kursim energjinë elektrikë duke përfshirë këtu dhe ajrin e kondicionuar.
Maduro u ka rekomanduar femrave të përdorin tharësen e flokëve vetëm në raste të veçanta. Ai ka këshilluar që qytetarët të përdorin sa më pak pajisjet elektrike, madje rrobat të mos i thajnë në lavatriçe, por t’i nxjerrin në diell.