Një nga tre porositë amerikane që erdhën në Prishtinë këto ditë nuk ka gjasa që të merret në konsideratë.
Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu ka deklaruar për A2CNN, se vlerëson maksimalisht vizitën dhe mesazhin e fuqishëm diplomatik të Ndihmëssekretarit të Shtetit, James O’Brien, por thotë çështja e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe tashmë është pjesë e marrëveshjes bazike.
“Për deri sa vendet janë në një marrëveshje bazike, pas është bërë shumë punë, si nga BE-ja dhe SHBA-ja, që dialogu të këtë një rënd të zbatimit”, tha Arbëreshë Kryeziu, kryetare e Komisionit të Jashtëm.
Ajo akuzon Serbinë se po pengon progresin në dialog dhe se është palë destruktive që ka tendenca aneksuese.
Kurse analisti, Arben Fetosha, thekson se gjuha e O’Brien ishte me e zbutur në adresë të Kurtit në këto kohë.
Sa i përket vënies para drejtësisë së Radoçiçit, ai thotë se kjo nuk mund të ndodhë tani, por ndoshta në një fazë më të vonshme.
Ndimës sekretari amerikan i Shtetit, O’Brien, ka dhënë tre mesazh thelbësore, që palët të zbatojnë në tërsi: Marrëveshjen Bazike, vënien para drejtësisë së kriminelit Milan Radoçiç dhe dërgimin e Draft Statutit të Asociacionit në Kushtetuese si një detyrim shtetëror.
/a.r