Bomba e parë ishte më 6 gusht ndërsa tri ditë më vonë u gjuajt tjetra në Nagasaki.
Japonia u dorëzua gjashtë ditë më pas dhe parku i paqes në Hiroshima u kthye në memorial për vuajtjet japoneze, duke përfshirë aty rrobat e viktimave, një biçikletë me tri rrota e një fëmije që u vra nga ky sulm, dhe statuja të viktimave.
Shumë amerikanë i shohin këto bombardime si një mënyrë për të justifikuar përfundimin e luftës, por pjesa më e madhe e japonezëve nuk pajtohen me këtë. Një zyrtar amerikan ka konfirmuar se nuk do të ketë falje nga Kerry për vdekjen e viktimave, pas vizitës në parkun memorial Hiroshima.
“Në qoftë se ju prisni që sekretari i shtetit ka ardh për vizitë në Hiroshima për të kërkuar falje, përgjigja është jo”, tha një zyrtar.
“Në qoftë se ju pyesni që sekretari i shtetit, unë dhe të gjithë amerikanët, jemi të mbushur me dhimbje nga tragjedia në Japoni, përgjigja është po”.
Vizita u bë nga shumë ministra të jashtëm edhe nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe.
Para vizitës, Kerry tha: “Jam i kënaqur që sot do të vizitojë parkun memorial të paqes Hiroshima. Për një moment shpresoj që do të nënvizojë në botë rëndësinë e paqes dhe rëndësinë e aleatëve të fortë duke punuar së bashku për të bërë botën më të sigurtë, në fund të fundit, shpresojmë që të jemi në gjendje të shpëtojmë botën nga armët dhe shkatërrimi në masë.
“Ndërsa ne do të rishqyrtojmë të kaluarën dhe do të nderojmë ata që vdiqën, ky udhëtim nuk ka të bëjë me të kaluarën. Ka të bëjë me të tashmen dhe të ardhmen në veçanti, dhe forca e marrëdhënies që kemi ndërtuar.”
Muajin e ardhshëm, priten të shkojnë edhe liderë tjerë, ku është e kuptueshme se Barack Obama do të jetë presidenti i parë amerikan që do të vizitoj memorialin. Ai më herët ka thënë se do të jetë i nderuar të vizitojë dy qytetet ku ranë shumë viktima. /lajmi.net.