Ish-presidenti dhe kryetari aktual i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në bllokun e sigurisë “Mine Peza” në pritje të seancës para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të konfirmohet masa e sigurisë ndaj tij.
Mëngjesin e sotëm, sekretari organizativ i Partisë së Lirisë u paraqit pranë institucionit për t’i dërguar një pako Metës, ku përfshihej edhe një çokollatë e zezë, sic duket dhe në videon e publikuar në Report Tv.
Mbrëmjen e djeshme, djali i tij, Besarti, gjithashtu dërgoi ushqime për të atin.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024, pas urdhërarrestimit të lëshuar nga SPAK, ku akuzohet për tre vepra të rënda: pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie.