Sekretari për çështje organizative në PL, Artemis Peca, i cili drejtonte dhe makinën ku udhëtonte Ilir Meta në momentin kur u arrestua, tregoi për gazetarët momente e kësaj ngjarje që për të ishin terrorizuese.
Peca tregon se 3 makina pa mjetet identifikimi i rrethuan, teksa shton se edhe në polici, drejtuesit ishin në ankth dhe nuk ndërmerrnin veprimet proceduriale pasi kishin frikë dhe prisnin urdhra nga lart.
“Peca: Ne po vinim drejt Tiranës dhe te Casa Italia u bllokua rruga. Pashë një makinë që po na afrohej dhe na e rrethuan makinën banditë me maska. U terrorizuam. Na thanë hajdeni me ne. Ne iu thamë kush jeni ju. Për momentin u trembëm, por kur e pashë që erdhi dhe policia na thanë që do të vini në Komisariat ata nuk bënin asgjë aty brenda, prisnin urdhra, vinin vërdallë, ishin në ankth, ushtronin presion ndaj meje. Janë njerëz të poshtër, polici kriminale e Dumanit, Edi Ramës, grupit të Sorosit”, tha Peca.
Nderkohe Tedi Blushi shtoi:
“Une nuk cuditem sikur te donin ta vrisnin Ilir Meten sot. Edhe mund te kene dashur ta eliminojne fizikisht. Ju e dini cfare thote Arben Ahmetaj, e keni degjuar. Qe thote se dhe ate kane dashur ta vrasin” – tha Blushi.
/a.r