Edhe mbledhja e kësaj të hëne në Komisionin e Sterilizimit ka qenë e mbushur me debate të shumta. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi zhvilloi një debat me anëtarin socialist të Komisionit, Petro Koçi.
Vokshi tha se deputetët e PS vijnë nga krimi e bandat. Ndërsa, Koçi i tha Vokshit se “ka ndarë puset e naftës me miqtë e saj”. Koçi më tej i shtoi kryetares së Komisionit se “nuk është raca e saj politike”.
Petro Koçi: Ti ke ndarë puset e naftës me miqtë e tu.
Albana Vokshi: Mos u mundo, rri aty.
Petro Koçi: Nuk jam raca jote politike, ta dish ti. More vesh.
Albana Vokshi: Ne nuk jemi me bandat. Nuk jemi me kriminelët. Shko tek ai pallati, ku ke bërë fushatën.