Ish- kryetari i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për votimin elektronik dhe votën e diasporës.
I pyetur nga gazetarja Alba Xhani nëse vota e diasporës do të mund të realizohet në zgjedhjet e 2025 dhe nëse vota e tyre mund të manipulohet, Kume tha:
“Sa kohë që ka disa forma të ndryshme se si mund të realizohet votimi nga jashtë territori i vendit, edhe komisioni i Venecias, thekson se mes gjithë mënyrave duhet të përdoret ajo që palët kanë konsensusin më të madh.
Palët kanë rënë dakord për postën dhe këtë e kanë përcaktuar në kodin zgjedhor. Sa kohë që palët kanë rënë dakord, ato nuk kanë të drejtë morale që t’ia ngarkojë këtij procesi si proces që ka afektuar negativisht garën elektorale.
Sa i takon votimit nga jashtë shtetit, unë nuk di të them se çfarë efektesh do ketë për mundësitë që do kenë zgjedhësit për të votuar nga jashtë vendit. Një nga problemet e mëdha që ka dalë është vlefshmëria e dokumentit të identifikimit. Për mendimin tim kjo duhet hequr”,-tha Kume.