Klajdi Mjeshtri, i riu me origjinë shqiptare, i cili akuzohet se në qershor të vitit të kaluar dhunoi për vdekje Giuseppe Tucci, 34 vjeç është dënuar me 12 vite burg.
Ngjarja ndodhi më 11 qershor 2023 jashtë një lokali nate. Mjeshtri, 28 vjeç, debatoi me zjarrfikësin 34-vjeçar dhe shkak i sherrit u bë një vajzë. Familja e viktimës u shpreh e pakënaqur ditën e sotme pasi u njohën me vendimin e Gjykatës.
Prokurori publik Davide Ercolani kishte kërkuar dënimin maksimal për Mjeshtrin.
Avokatët mbrojtës të shqiptarit, Massimiliano Orrù dhe Piero Ippoliti, argumentuan se shqiptari nuk veproi i shtyrë nga dëshira për të vrarë, por u përfshi në një sherr me zjarrfikësin dhe kërkuan që krimi të klasifikohej si vrasje nga pakujdesia.
Në hapje të seancës Mjeshtri i ka dërguar edhe një mesazh falje familjes së viktimës: “Nuk e kisha imagjinuar se do të përfundonte kështu”./