Demokrati Fatbardh Kadilli në një intervistë tha se çelja e negociatave të BE-së me Shqipërinë është një lajm i mirë.
Kadilli tha se kjo nënkupton se do të ketë pak BE në Shqipëri dhe kjo gjë sjell më tepër garanci për demokracinë.
Më tej, Kadilli nënvizoi se qeveria teknike është një ide e mirë, por shtoi se beson se kërkesa për qeverinë teknike nuk është bërë në kohën e duhur.
“Çelja e negociatave është një lajm i mirë për Shqipërinë. Sa më shumë prezencë të institucioneve të BE-së të kemi, aq më shumë garanci do të kemi. Qeveria teknike është zgjidhje e mirë, por nuk bëhet me dhunë, por vetëm me dakordësi. Këto kërkesa ne i bëjmë në ditën e fundit. Normalisht, më e mira është që bëhet marrëveshje fill pas zgjedhjeve. Pra, për të treguar forcat politike se nuk e do qeverinë teknike për avantazh momental. Po ta kërkosh në kohën e duhur qeverinë teknike, jam i sigurt që gjendet ekuilibri dhe zgjidhja”, tha ai.