Një nga themeluesit e ‘Djathtas 1912’ Edvin Kulluri ka deklaruar se mënyra e të bërit opozitë nga PD nuk të çon gjëkundi dhe nuk i jep asnjë vlerë publikut. Kulluri tha se opozita nuk përfaqëson më askënd.
“Nuk ka më rëndësi as për opinioni publik. Kjo rrugë nuk çon askund. Nuk kam mundësi të pyes as kolegët e mi të PD-së, do kisha kënaqësi ta diskutonim në studio, çfarë vlere i jep publikut, ça i shton opozitarizmit, ça i shërben qytetarësh ky lloj opozite. Asgjë. Nëse Shqipëria themi sot ka këto probleme çfarë zgjidh kjo mënyrë të bërit opozite. Ka dy probleme, mungesë përfaqësimi, mungese lirie ekonomike.
PD e ka goditur përfaqësimin politik. Një parti ku nuk ka votë të lirë, mbyll listat më shumë se qeveria, nuk mund të krijoj besim që qytetarët do jenë nesër të përfaqësuar. I vetmi koncept që kanë këta për lirinë, është lirimi i liderit të tyre nga arresti shtëpiak. Nxirrni pjesëmarrjen, mediokre, shumë e ulët. Pse nuk dalin? Nuk kanë besim. Nëse sjellin modelin e suksesit elektoral sheshi do ishte plotë”, tha ai në “Report TV”
Më tej shtoi se PD nuk ka më as personalitete.
“3 herë që PD ka fituar ka performuar mirë, ka qenë e hapur me njerëz me vlera, një parti që 92 theu murin e komunizmit. Më pas u tradhtuan këto parime. Në 2005 pati reflektim për të mos bërë të njëjtat parime. Sot njerëzit ikin nga PD krijojnë parti, ikin shohin punët e tyre. Kush janë personalitetet e PD-së? Një parti që po tha Berisha duhet bërë kjo të gjithë vihen në rresht zihen kush do thyejë më shumë karrige. Berisha përgjegjësi numër një i listave të mbyllura. Kur thua që kjo është qeveri e korruptuar dhe ti ke çështje në SPAK? Si do kesh besim te këta?! Prandaj krijojmë parti të re, sepse jemi e kundërta e këtyre’, tha Kulluri.
Gjithashtu Kulluri rendit edhe dështimet e Berishës duke humbur bastionet historike si Shkodra, Tropoja apo Kukësi.
“PD vitin tjetër do marri rezultat më të keq se 14 majin. Humbi gjithë bastionet, Tropoja, Shkodra, Lezha, Kukësi. Duhet ta mbyllte ballkonin. Duhej ti vinte turp për atë rezultat që mori Bardh Spahia. Ishte refuzim ndaj zotit Berisha dha kandidatit të tij. Dhe mënyrës si është qeverisur Shkodra. Si mund të shkonin po këta njerëz që dogjën mandatet”, tha ai.