12 emigrantët që mbrërritën ditën e mërkurë në Shqipëri ku u akomoduan në kampin e Gjadrit sipas marrëveshjes së lidhur mes kryeminsitrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministres së Italisë Georgia Meloni, do të rikthehen sërish në Itali aps vendimit të Gjykatës së Romës ditën esotme.
ANSA raporton se 12 emigrantët nga 16 që mbërritën fillimisht në Shqipëri do të nisen nesër nga Vlora në drejtim të Italisë.
Kujtojmë që fillimisht në vendin tonë mbërritën 16 emigrantë, por dy prej tyre u kthyem për probleme shëndetësore, ndërsa dy të tjerë se ishin të mitur.
ANSA raporton se 12 emigrantët do të nisen nesër nga Shqipëria me një anije të Marinës për t’u kthyer në Itali, duke zbarkuar në Bari .
“Edhe pse kërkesa e tyre për azil tashmë është refuzuar në orët e fundit, migrantët kanë ende mundësinë e apelimit brenda katërmbëdhjetë ditëve për të mund të kërkojnë sërish njohjen e këtij statusi. Dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta, edhe në dritën e vendimit të Gjykatës së Drejtësisë”, kështu shkruan ANSA duke ju referuar vendimit të dhënë nga gjyqtarët e seksionit të emigracionit në gjykatën e Romës.
/a.r