Kuvendi vendosi sot përjashtimin me 10 ditë për deputetët e PD, Elda Hoti dhe Petrit Doda.
Sekretariati i Etikës nuk mori në shqyrtim kërkesën e PD për “Marrjen e masave për mbarëvajtjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi” u rrëzua si kërkesë, pasi u konsiderua jashtë afatit.
Elda Hoti hapi dy shishe që tha se ishin me parfum dhe spërkati disa karrige. Me dyshimin se bëhej fjalë për lëndë djegëse, Garda ndërhyri ta neutralizonte.
“Je e përjashtuar, ke vënë në rrezik deputetët. Prokuroria dhe SPAK duhet të hetojë. Garda të verifikojë çfarë lënde ishte”, u shpreh kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Ministri i Brendshëm njoftoi se do të bëhej padi për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa kryeparlamentarja deklaroi se kishte nuhatur benzinë në sallë.
/a.r