Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 13 vjet burg në Selanik për vrasjen e një bashkatdhetari 50-vjeçar, gjatë një sherri mes tyre, jashtë një karburant.
Motivi i vrasjes, e cila u krye vitin e kaluar në korrik, duket se ka qenë dyshimi i viktimës se i pandehuri flirtonte me partneren e tij.
Gjyqtarët e shpallën 46-vjeçarin fajtor për vrasje nga pakujdesia në një gjendje të qetë shpirtërore, duke i dhënë atij faktorin lehtësues të nxitjes për të vepruar nga sjellja e mëparshme e pahijshme e viktimës. Pas vendimit të gjykatës, ai është rikthyer në burg.
Në dëshminë e tij, 46-vjeçari pretendoi se ishte në vetëmbrojtje për shkak se viktima ka bërë një lëvizje kërcënuese ndaj tij, duke e goditur me duar dhe çelësa.
“Më kërcënoi, më shantazhoi, më shau…”, tha ai duke përshkruar ngjarjet që i kishin paraprirë ngjarjes në fjalë. Gjatë sherrit që ndodhi jashtë karburantit ai tha se u përpoq të qetësonte 50-vjeçarin.
“E ngrita armën për ta frikësuar, qëllova për frikësim”, shtoi ai.
Gjatë procedurës së provave është shfaqur video nga kamera e sigurisë në vendngjarje e cila ka kapur të gjithë ngjarjen.
/a.r