Një aksident me pasojë vdekjen e 47-vjeçarit me iniciale A.H. ka ndodhur në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tapizë.
Në pranga ka rënë 49-vjeçari me iniciale G.T., i cili duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar 47-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan shtetasin G. T., 49 vjeç, banues në fshatin Kurçaj, Krujë, pasi në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin A. H., rreth 47 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
/a.r