Kuvendi i Shqipërisë ka gjobitur disa nga deputetët e opozitës, pas incidenteve të shkatuara me djegien e karrigeve gjatë seancave plenare.
Sipas faturës, dëmet e shkaktuara janë në shumën 764.922 mijë lekë.
Përgjegjës për dëmet deputetët Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Elda Hoti.
Bardhi duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 209.175 lekë. Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë. Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë. Elda Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë.
/a.r
Po dëmtove duhet të zhdëmtosh…Pamja e djegieve të karrigeve qe e turpshme…Nuk vihet në pushtet me dhunë,por me programe sociale,me ide novatore,me argumente logjike duke u ulur këmbëkryq me popullin