E Mërkurë 16 Tetor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranesira mesatare shtresore. Era do të jetë me drejtim veriperendim 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 11/23°C
– Zonat e ulëta 13/27°C
– Zonat bregdetare 15/27°C
Kosova për dt. 16 Tetor 2024 do të ketë vranesira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C –11°C në mëngjes deri në 17°C –19°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte 17 Tetor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranesira shtresore reshje te pakta ne juglindje. Era do të jetë me drejtim Jugperendim 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/19°C
– Zonat e ulëta 13/24°C
– Zonat bregdetare 15/24°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari