Krijimin e partive të reja dhe në veçanti të ‘Djathtas 1912’ e dalë nga gjiri i PD-së, Saimir Korreshi nuk e shikon problematike për partinë më të madhe opozitare në vend. Në ‘5 Pyetjet me Babaramon’, Korreshi thekson nga ana tjetër se me këtë sistem elektoral këto parti çojnë ujë tek mulliri i Ramës.
‘Partitë e krijuara janë ndarje e asaj që ngeli jashtë PD-së, që nuk u bashkuan. Nuk është se ka rrjedhje. Si Alibeaj dhe Basha kanë qenë bashkë. Nuk ka rrjedhje por ripozicionim. Mendoj se çka ishte iku dhe i vetmi i larguar nga Berisha është zoti Agron Shehaj. Konkluzioni të çon, nëse këto parti pavarësisht mendimit që mund të kenë për lidershipin, drejtuesit, dalja e tyre veçmas çon ujë poshtë rrogozit të Ramës. Edhe këta që sot janë ndarë do të marrin vota opozitare, nuk mendoj se do marrin vota socialiste. Me sistemin elektoral ikin vota derdhen tek koshi. Atë që do dhe Rama. I çon ndonjë lek tek KQZ-ja.’
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është i hapur për bashkim me partitë e reja në një front të përbashkët opozitar në zgjedhjet e 2025.
‘Them që po të puqemi të gjithë ne nuk ndahen vota, Berisha do marri të vetat, aq sa merr. Duhet sigurisht një iniciativë, alternativë për ti nxjerrë njerëzit nga shtëpia dhe ata që nuk identifikohen me Berishën. Ky është fenomen normal. Do ketë lojtarë të rinj. Është normale në demokraci. Vetëm bolshevikët mendojnë se nuk na duhen të tjerët. Ishalla vijmë tek Miterrandi dhe Le Pen. Ne jemi këtu tek këto. Çod iniciativë e re, kontribut për demokracinë. Demokracia është një vullnet popullor. Kur të dalin votat kuptohet se marrin.
Opozita ka 12 vjet, rezultati është ky. Edhe brenda opozitës të krijohen alternativa të reja. Ja ku kemi Italinë, ishte Berluskoni 20 e ca vjet me radhë. Ishin dhe ato Fratelli d’Italia, 3 bashkë e mundën të majtën italiane. Pse qenhka kaq dramatike kjo në Shqipëri, që nëse krijohet një pol tjetër që tenton të marrë një pjesë të popullatës. Them ka ardhur dita të marrim trajektore tjetër. I kam thënë dhe zotërinjve që kanë dalë tani, që vetëm kjo punë krijon vështirësi të madhe. Jo të gjithë kanë lidership. Nëse grupi tjetër, ndahet në 5 grupe për gravitet votat shkojnë më shumë te grupi më i madh.’
Shehi e shikon si një histori të vjetër retorikën e PD-së se këto parti i bën Edi Rama. Sipas Shehit kjo bëhet vetëm që të mos i dilet kryetarit të opozitës.
‘Të krijojmë një formacion të ri elektoral të hapim listat dhe të hyjnë në garë ndershmërisht. Doni të bashkëpunojmë hajde. Edhe ato partitë që nuk janë në parlament. Disa janë dakord. Ky është proces. Deri për vit të ri do gjejmë një formacion politik. Edhe kjo është shtesë për opozitën shqiptare. Kush do ti marri ato 200 300 mijë votat që mungojnë. Zotëritë që janë me Berishën, unë i konsideroj kolegë. Edhe këto muhabetet i ka bërë Edi Rama, janë kot, kanë 30 vjet që bëhen. Kushdo që ngre dorë kundër shefit thonë është i Ed Ramës. Ka ardhur dita ti vëmë kapak kësaj pune. Nuk identifikohem më me grupin e Rithemelimit. Do bëj rrugën time. Nëse ka ndonjë formulë tjetër na thonë. Kush e bëri këtë ligj, vetë e bënë me mbyll listën. Kush prej këtyre ngrejti dorë për të thënë ky është ligj barbar? Ftesa ime hajde të bashkëpunojmë, të gjejmë formulën. Edhe nëse nuk e lejon ligji do e hapim vetë listën me marrëveshje.’
Sekretari i PL-së Tedi Blushi nuk sheh ndonjë risi tek partitë e reja të krijuara, pasi nuk kanë asnjë program. Sipas tij janë vetëm 1 anëtar, 1 parti.
‘Është fakt që në 2 apo 3 vjet vetëm PD janë themeluar 3 apo 4 parti. Çfarë risie sjellin këto parti në skenën politike? Kemi 3 programe të ndryshme? Themelimi i tyre është ideologjik, programor apo kauzash? Arsyeja e vetme bazohet në kultin e individit. Janë figura politike që në pamundësi për tu impionuar në paritnë kryesore, vetëshpiken në parti të reja. Kemi 1 anëtar, 1 parti. Këto parti nuk kanë ndonjë program. Arsyeja e krijimit të partive janë mosmarrëveshjet personale. A përbën kjo kauzë të re? Çfarë risie sjellin? Asgjë. 3 kryetar partie u ndanë nga PD. Janë ndarë për një fakt të vetëm sepse kanë dashur të kopjojnë Berishën. Nuk u imponuan dot. Berisha nuk qëndron me imponim, është i zgjedhur.
E kanë votuar anëtarët e vet. Si mund të krijosh parti të rej, vetëm se urren kryetarin e partisë tënde. Nëse këto parti të reja do ishin alternativë, kanë vetëm një program si të sulmojmë opozitën reale. Një parti e re nga fillimi në fund sulmonin Sali Berishën. Nuk pashë as vizion as kauzë. U ndanë sepse kryetarët e vetë shpallur kanë kryetar gjeneralin e ushtrisë së vdekur. Kanë urrejtje Sali Berishën. Nuk është faji i Sali Berishës që është kryetari i PD-së. E kanë votuar anëtarët e vet. Shkoni në bazë dhe pyetni a e doni Sali Berishën. Në këtë urrejtje i shërbejnë vetëm Edi Ramës, me dashje apo pa dashje.’
Analisti Poli Hoxha shikon një masë të madhe bojkotuesisht që mund të qasen tek këto parti të reja.
‘Nëse do flisnim për zgedhjet e 2021 do isha dakord me këtë qasje. Ishte një opozitë shumë pranë fitores. Kemi një masë të madhe bojkotouesish që janë kundër qeverisë dhe liderhsipit të opozitës. Nuk e dimë fiks. Janë një pjesë që neverisin dy polet. Jemi në premisën që Rama nuk ka përballë një opozitë e pamë në 14 maj. Kemi një opozuitë në këtë status kuo e ka të saktë shifrën që vë në letër 25, e vë si të dojë. Këta janë pro çlirimit të votës, një kod tjetër zgjedhor. Dy, janë pro drejtësisë. Nëse futen në një shport me ngjyrat e tyre. Ke oaz gati 60%.’