Ministri serb i Punëve të Brendshme, njëkohësisht edhe zëvëndëskryeministri, Ivica Daçiç, i ka kënduar këngën ‘Osman aga’, presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Numri dy i qeverisë serbe ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar përpara kreut të shtetit turk, në një drekë të shtruar në Pallatin e Serbisë pikërisht për nder të Erdoganit.
Në një video të shpërndarë në rrjetin social X, Daçiç shihet me mikrofon në shoqërinë e një orkestre, ndërsa në sfond në tryezën festive janë ulur anëtarët e Qeverisë Goran Vesiq, Zoran Gajiq dhe Usame Zukorliq.
Vetëm për pak sekonda në pamje shihet tavolina në të cilën janë ulur mysafiri nga Turqia, Rexhep Tajip Erdogan dhe nikoqiri i tij, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Turqisë në datat 10-11 tetor zhvilloi një vizitë zyrtare në Serbi, gjatë së cilës u nënshkruan disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.
Panta najvio na KZN da će Koferče pevati bratu Erdoganu "Osman aga"…i Koferče pev'o pic.twitter.com/NDd4g2TDOw
— Danijela Rankovic (@DanijelaRankov4) October 12, 2024