Ditët e ngrohta të mesit të Tetorit kalohen buzë detit. Qytetarët kanë zgjedhur që të lëvizin në shëtitoren e qytetit të Vlorës. Kjo periudhë është e qetë dhe preferohet nga vizitorët.
Në këto ditë vjeshtë nuk mungojnë as turistët e huaj të cilët vlerësojnë bukuritë e qytetit.
As në këtë periudhë nuk mungojnë aktivitetet e organizuara nga autoritetet lokale për të mirëpritur vizitorët.