Tre persona humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor në Potenza të Italisë mbrëmjen e së dielës, ku u përfshinë dy makina.
Sipas të dhënave nga mediat italiane, viktimat ishin tifozë të Foggias, që ktheheshin në shtëpi pasi ndoqën ndeshjen e ekipit të tyre të zemrës në Potenza.
Një nga personat humbi jetën menjëherë në vendin e aksidentit, teksa dy të tjerët u dërguan në spital, por nuk mundën të mbijetonin pasi përplasja ishte shumë e fortë, shkruan A2.
Qarkullimi në aksin Potenza-Melfi u bllokua për disa minuta për shkak të aksidentit, teksa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të tij.
/a.r