“[PD] është e njëjta parti e 21 janarit, e djegieve dhe e sulmeve mbi institucionet në vitin 2016, kur e drejtonte Basha-Berisha…” Kështu është shprehur deputeti i Partisë Socialiste në lidhje me aktet e dhunës të shfaqura nga Partia Demokratike, ndërsa shtoi se ‘mosbindja civile’ është e tregon të njëjtën frymë dhune që PD nën drejtimin e Berishës ka patur përherë.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën TemA, Koçi tha gjithashtu se kjo qasje e dhunshme vjen edhe për shkak të formimit anarkist dhe komunist të drejtuesit të PD, Sali Berisha, për të cilin ai tha se e ka instaluar këtë mentalitet në të gjithë veprimtarinë e këasj partie.
“Është një parti e dhunës, është partia e 14 shtatorit. Është e zgjedhjeve të 26 majit ’96. Është e zgjedhjeve të ’94-ës në Libofshë, ku militantët e saj u zhveshën lakuriq para grave të Libofshës. Është e njëjta parti e 21 janarit, e djegieve dhe e sulmeve mbi institucionet në vitin 2016, kur e drejtonte Basha-Berisha. Është partia që braktisi parlamentin, braktisi zgjedhjet vendore. Pra, është e njëjta frymë. Thashë dhe një herë, Partia Demokratike ka në thelb fytyrën anarkiste-revolucionare të Sali Berishës,” u shpreh Koçi.