Presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Gjermaninë të premten, pasi anuloi udhëtimin javën e kaluar për shkak të uraganit Milton që goditi SHBA-në.
Revista Spiegel kishte raportuar më herët për datën e re të vizitës, duke thënë se planifikimi për takime tashmë është vendosur.
Ndërkohë sipas burimeve që konfirmuan udhëtimin e tij, vizita e Bidenit nuk do të ketë karakterin e një vizite zyrtare, por do të thjeshtohet në nivel të takimeve të përbashkëta të punës.