Spartak Ngjela tha se kriza në PD është vetë Sali Berisha. Ngjela shtoi se përsa kohë Partinë Demokratike do ta drejtojë një politikan non grata në Amerikë, Shqipërinë do të vazhdojë ta drejtojë e majta.
“Protesta ishte shumë e dobët, nuk solli asgjë të re. Janë në krizë kjo është e dukshme, por Berisha nuk ka se si t’i nxjerrë nga kriza sepse nuk kupton esencën e asaj krize.
Kriza e PD është vetë Saliu. Sepse është non grata në Amerikë. Si mund të jetë kryetari i një partie demokratike në Shqipëri, vend pro-amerikan një person i cili është non grata në Amerikë.
Ky njeri nuk kupton apo është i ligë? Ai po bllokon të djathtë shqiptare me një pozicion anti-amerikan. Ndaj e majta do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet vazhdimisht.
Sigurisht që Sali Berisha nuk tërhiqet sepse ka frikë nga procesi gjyqësor. Po procesi gjyqësor pse e zvarrit, pse nuk bëhet gjyqi dhe të shpallet fajësia ose pafajësia? Në këtë mënyrë shpëton edhe PD që është në krizë prej Berishës”, u shpreh Ngjela në Dritare TV.
/a.r
Taku, akoma me nje vrime? E majta eshte shumice me ose pa Berishen perballe. Largimi i Berishes ndikon tek opozita, por hiq fare ne shumicen qeverisese. Te tjerat jane perralla per mehallen tuaj!