Deputetja demokrate, Flutura Açka, e cila është një nga mbështetësit e grupit nismëtar që krijoi partinë e re ‘Djathtas 1912’, ishte e ftuar në “Off the Record”, me Andrea Dangllin ku foli për programin e këtij subjekti dhe arsyet se përse u nda ajo nga Partia Demokratike.
Për Açkën, një pjesë e madhe e elektoratit është e zhgënjyer nga politika dhe për këtë arsye ata duhet të përfaqësohen me njerëz të rinj.
“Ka sondazhe që një pjesë e madhe e elektoratit nuk begenis t’i afrohet kutisë së votimit. Ky numër shqiptarësh duhet të zgjohet dhe të ftohet. Kjo opozitë e gjatë e demokratëve ka sjellë një lloj ndarje me këta votues”, tha Açka në A2.
Në lidhje me akuzat e Sali Berishës se kjo parti e re është një krijesë e Ramës, deputetja tha se nuk është hera e parë që ish-kryeministri i kundërvihet kujtdo që del kundër tij.
“Zoti Berisha të nxjerrë lidhjet që kjo forcë ka me Ramën. Ka ndodhur shumë shpesh që Berisha anatemon njerëz, i sulmon, madje dhe njerëzit e tij. Nuk më duket e çuditshme që ai e bën këtë kundër një forcë që është kundër tij”, deklaroi deputetja.
/a.r
Mos u merrni me monstren e vicidolit,nuk ja vlen te humbesh kohe me nji te humbur.Tani me monstra e vicidolit,ka marre fund nji here e pergjithmone,me te edhe ortaku i tije k/hajduti i shqiptarve.Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2025,do te kemi supriza,komunistat,spiunt e hajdut,do thyen qafen perfundimisht.Tani me,populli eshte i etur,te votoje kundra ktyre kriminelve,qe mashtruan,vollen e shkatrruan vendin.