Një sërë armësh pa leje të gjendura në automjetin e 4 të rinjve në Fier, kanë sjellë për rrjedhojë arrestimin e tyre nga ana e efektivëve të policisë. Bëhet fjalë për Aleks Pashaj, 23 vjeç, banues në Durrës, Enea Kolaj 26 vjeç, Marineo Qypi, 18 vjeç dhe E.D. 17 vjeç.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës në vendin e quajtur “Safari”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” me targa AA 588 GA, në posedim të shtetasit Aleks Pashaj, në të cilin udhëtonin këta shtetas u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një silenciator “Z Stava”, një pistoletë “Berreta Gordone”, një pistoletë “Bruni” model 92, si edhe dy krehra pistolete.