Po mbahet ceremonia e inagurimit të Xhamisë së Madhe të Tiranës.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij u shpreh se pritjes i erdhi fundi dhe më në fund vendi i lutjes së besimtarëve po inagurohet.
“Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli të adhurimi të krijuesit të botëve, kaq i shumëpritur nga komuniteti mysliman. Kjo faltore që frymon nga një besim universal, është trashëgimia e një populli të tërë. Fillesat e kësaj punë të bekuar 10 vite më para e pata quajtur si çlirimin e Namazgjasë. Se harro dot se sa vullnet I mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazsgjasë të kthyer në një shesh pazari dhe nevojën e besimtarëve myslimanë për ta pasur tempullin e tyre”, tha ai.