Për shkak të mënyrës së copëtimit dhe shenjave të dyshuara të zjarrit të mbetura në copat e helikopterit, dyshohet se ai ka pasur shpërthim zjarri në pjesën e bishtit.
Pikërisht në pjesën e bishtit mendohet se mjeti fluturues ka pasur defekt teknik, çka ka sjellë humbjen e drejtimit dhe të ekuilibrit (helika e bishtit është timoni i mjetit).
Besohet se pilotët kanë tentuar të ulin helikopterin në liqen për të shuar zjarrin, por pajisjet e qëndrimit të mjetit mbi ujë nuk kanë funksionuar dhe për rrjedhojë, helikat kanë prekur sipërfaqen dhe mjeti është përplasur më pas në liqen.
Si pasojë e aksidentit, humbën jetën kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, ndërsa u plagos, por fatmirësisht mbijetoi, Gerald Baramuça, i cili ishte ulur në pjesën e pasme të kabinës së helikopterit.
I mbijetuari mendohet se është hedhur nga helikopteri në momentin që mjeti fluturues ka humbur drejtimin, para se të ndodhte përplasja me sipërfaqen e ujit. Panorama.