Më shumë se 2.4 milionë shtëpi e biznese kanë mbetur pa energji elektrike në të gjithë Floridën pasi uragani Milton mbërriti në tokë pranë Siesta Key, si një stuhi e rrezikshme e kategorisë 3 përpara se të dobësohej në një kategori 2.
Ky është uragani i pestë që bie në tokë në SHBA këtë vit.
Shërbimi Kombëtar i Motit beëri me dije se shpejtësia maksimale e qëndrueshme e erës së stuhisë ishte 90 mph (145 km/h) rreth orëve të para të mëngjedsit të kësaj të enjte, ndërsa kaloi në lindje të Lakeland, Florida, në rrugën e saj përtej gadishullit qendror.
Shpejtësia e madhe e erës nuk janë të vetmet rreziqe të shkaktuara nga uraganet. Uragani Milton shkaktoi disa tornado shkatërruese që sollën tragjedi në komunitetet e Floridës pasditen e së mërkurës.
Një tornado përfshiu një komunitet pensionistësh në shtëpi të lëvizshme në kontenë St. Lucie në bregun lindor të Floridës, duke shkaktuar disa viktima.
“Ne nuk do të hyjmë në numrin e tyre, por mund t’ju them se më shumë se një person që ka humbur jetën,” tha Sherifi i Qarkut St. Lucie Keith Pearson.
Rreth 200 njerëz nga agjencitë shtetërore dhe lokale po kërkojnë për njerëzit e bllokuar në komunitetin e pensionistëve. Ai shtoi se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit po përballen me erëra dhe shi me shpejtësi 50 mph, teksa kërkojnë për personat që mund të kenë mbetur të bllokuar.
/a.r