Deputeti Fatmir Xhafaj ka folur sot për herë të parë, për vëllanë e tij Agron Xhafaj.
Ai tha se ky i fundit është i lirë prej të paktën vitit 2021 dhe se ka qenë vetë ish-ministri që e ka penguar të kthehet në Shqipëri.
“Vëllai u dorëzua në Itali dhe atje nuk e fusnin dot në burg sepse dosja ishte arshivuar. I thanë vetëm mos u largo nga Italia. Ka dashur të vijë në Shqipëri në 2021 por i thashë mos u kthe se do thonë erdhi u përfshi në zgjedhje. Ka ardhur pas zgjedhjeve të 2021 dhe sot shkon në çdo vend te planetit. Agroni ka mbaruar univeristetin, ka dy femijë si yje me shkollë të lartë dhe ata fëmijë çdo ditë hapin televizorin dhe dëgjojnë këto gjëra prej 6 vitesh per babanë. Ky njeri ka një jetë” – tha Xhafaj.
/a.r