Kombëtarja gjeorgjiane me sytë nga Kvaratskhelia. Ylli i Napolit ka pësuar një goditje në ndeshjen e fundit ndaj Como në Serinë A dhe është në dyshim nëse do të aktivizohet rregullisht për Gjeorgjinë në Nations League.
Një foto e publikuar në media tregon qartë këmbën e 23-vjeçarit që është fryrë dhe nxirë.
Vlerësimi për futbollistin do të bëhet pas testeve mjekësore, por nëse goditja ka prekur dhe kaviljen atëherë lojtari është seriozisht në dyshim edhe për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër kuqezinjve në 14 tetor, në Tbilisi.