Përplasje në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin pasi garda nuk lejoi deputetët e opozitës të futen brenda.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka arritur të futet në sallë dhe i ka fikur mikrofonin Plarent Ndrecës, që kishte nisur mbledhjen pa deputetët e opozitës.
“Kush je ti që…” i drejtohet deputetja demokrate dhe më pas i fik mikrofonin.
“Une nuk punoj me rrugace” – tha Ndreca. Kjo deklarate ka bere qe Vokshi me pas te hedhe mikrofonin nga tavolina dhe te kercenoje: “Molotovin do ta shihni, do ta fus ty te parit dhe pastaj Rames e me radhe”.
Më herët në kryesinë e Kuvendit ka patur tensione, pasi deputetët e perjashtuar të opozitës nuk janë lejuar nga Garda që të futen në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Toleranca e mazhorances i ka dhan krah jo vetem Mulit, Gazit dhe Nallbatit por dhe Vokshit. Pa kundervanje me militantet e PD nuk i dilet. Tolerancen e teprume kto e marrin per dobsi