Forcat ruse kanë marrë një tjetër qytet në Ukrainën lindore. Këtë fakt e kanë bërë të ditur forcat ruse dhe guvernatorët rajonal në Ukrainën Lindore. Sipas mediave ndërkombëtare forcat ruse kanë hyrë në periferi të qytetit të vijës së frontit të Ukrainës lindore, Toretsk.
“Situata është e paqëndrueshme, luftimet po zhvillohen në çdo hyrje në qytet”, tha Anastasiia Bobovnikova, zëdhënëse e Grupit Operativ Taktik “Luhansk” për transmetuesin kombëtar të Ukrainës, citon Euractiv.
“Rusët kanë hyrë në periferi lindore të qytetit”, thekson ajo. Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka bërë asnjë koment e cila tha të hënën se forcat e saj shkaktuan dëme në fuqinë punëtore dhe pajisjet pranë disa vendbanimeve në zonë, duke përfshirë pranë Toretsk. Blogerët ushtarakë rusë, duke përfshirë një grup analistësh ushtarakë që drejtonin kanalin e njohur Rybar Telegram, thanë se trupat ruse vazhdojnë të përparojnë drejt qendrës së qytetit.
Situatën e vështirë në frontin ukraina e ka parnuar edhe shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte. Në një deklaratë së bashku me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.
“Ukraina mund të përballet me dimrin e saj më të ashpër që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022, ndërsa Moska vazhdon të sulmojë infrastrukturën kritike të energjisë të vendit. NATO duhet dhe do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën. Sa më shumë mbështetje ushtarake të japim, aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë”, tha Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO, shkruan A2.
Ndërkohë, sulmet ruse në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, vranë të paktën dy civilë dhe plagosën më shumë se 30 njerëz, përfshirë një fëmijë, thanë zyrtarët rajonalë. Dy persona u vranë në një park pranë një liqeni, një burrë dhe një grua, tha policia lokale, duke shtuar se dy të tjerë u plagosën.
Më herët gjatë ditës, një sulm në Rusi plagosi 28 persona, duke përfshirë një 16-vjeçar, tha guvernatori lokal. Autoritetet po punonin për të verifikuar llojin e armës së përdorur. Kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov tha se një fabrikë civile prodhimi ishte goditur. Ai shtoi se ka shpërthyer një zjarr.
I vendosur 30 km nga kufiri me Rusinë, Kharkiv ka qenë një objektiv i shpeshtë i sulmeve të Rusisë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Moskës në shkurt 2022.
/a.r