Anëtari i PD në Këshillin bashkiak Tiranë, Ilir Alimehmeti komentoi në emisionin “Real Story”, protestën e opozitës mbajtur të hënën në kryeqytet që u shoqërua me dhunë.
Gjatë intervistës, ai theksoi se qeveria ka treguar arrogancë dhe në këtë mënyrë sipas tij, fjalës i ka ardhur fundi pasi nuk jepet mundësia as për diskutime.
“E vetmja liri që duket se kemi sot është liria për t’u larguar nga kufijtë e Shqipërisë. Kur fjalën se përdor dot në Parlament, në media, njerëzit kanë filluar të keni frikë të flasin me njerëzit tjetrin. Risia e djeshme ka qenë që fjalë nuk kishte. Fjalës i ka ardhur fundi nga ky drejtim. Për të pasur mundësi dialogu duhen dy palë…pra çfarë na mbetet? Mbetet reagimi. Ka një kontratë sociale ndërmjet të zgjedhurve dhe zgjedhësve. Dhe në këto kushte do kesh këto situatë. Do të doja shumë të zgjidhej me diskutim, por nga ana e qeverisë kemi parë një arrogancë të madhe. Edhe në Këshillin Bashkiak e pamë arrogancën”, është shprehur ai.
Gjithashtu gjatë intervistës në studio, Alimehmeti nënvizoi: “Ligji ishte poshtë pritshmërive, sepse ishin ngritur këto pritshmëri nga diskursi opozitar, sepse e dimë që është ën favor më të madh të opozitës kjo. Ishte pritshmëria për të gjithë diskursin tonë të përgjithshëm, po ta shohim edhe në gjithë botën, kjo çështja e partive është në s’fumim, por ne jemi pak më mbrapa. Por ky ligj ishte poshtë pritshmërive dhe si rrjedhojë ka një moment reflektimi. Ndërron ekuacioni dhe tani duhet ndërruar edhe njëherë ingredientët në këtë lojë…
Bess dhuna te duhet normale dhe ti Alimenet nuk ka dallim nga Noka ne shok
O doktor Alimehmeti, do humbasësh dhe profesionin e bukur të mjekut ashti si kryetari yt i zi humbi atë të kardialogut dhe tani ka mbetur dhe pa zemër të tij. Mos kopjo Salinë, por krijo identitetin tend. Ti nuk munde dot ezmerrin e saliut për kryetar bashkie, ty nuk të ve tek thembra e këmbës as çuni i fahriut, Po e kupton veten ku je fut dhe shpreson të dalësh fitimtar. Një vend në listë do e kesh por jo aty ku mbrohet Noka me çunrat e fahriut, a më kupton nëse do e lexosh komentin tim.Dil nga ai rreth zjarri mootov sa pa u djegur plotësisht. Të fala nga unë. Proshi!