Igli Tare, ish drejtori teknik i ekipit të Lacios, gjatë një konference në Palermo, u ndal të fliste për eksperiencën e tij gjatë 15 viteve të karrierës te klubi kryeqytetas.
“Ruaj kujtime shumë të bukura tek Lacio, edhe si lojtar por edhe si drejtues për 15 vite. Mbaj mend që lojtari i parë që kemi blerë atë kohë ka qenë Kristian Broki. Përse u largova nga Lacio? Nuk kishte asnjë arsye tjetër, veçse fakti që cikli im te ky klub kishte ardhur drejt fundit.
Më pas, Tare u ndal edhe për blerjen më të bujshme të tij, për të cilën ish-sulmuesit të kombëtares sonë, nuk i’u desh shumë kohë për t’u përgjigjur: Imobile, pasi rezultoi se ai ishte sulmuesi më i mirë italian i 20 viteve të fundit. E ardhmja ime? Pres vetëm klubin e duhur, në mënyrë që të rikthehem”, përfundon deklaratën e tij, Igli Tare.