Ecja si i hallakatur në mes të rrugës “Cavalieri Ducati” në Bolonja, tërhoqi vëmendjen e gjeneralit Ettore Bramato, komandanti provincial i Karabinierëve, që i kërkoi një patrulle të policisë rrugore që të asistonte një të ri.
Kur karabinieri dhe agjentët e policisë u afruan për ta kontrolluar ose të paktën për ta larguar nga rruga, djali, i cili rezultoi se ishte një shqiptar 26-vjeçar në gjendje krejtësisht të turbullt, ndoshta për shkak të ndonjë substance që kishte marrë, filloi të thoshte gjëra të pakuptimta dhe më pas e drejtoi policinë në shtëpinë e tij.
Në atë moment, policët u ngjitën në apartamentin që gjendej përgjatë së njëjtës rrugë dhe gjetën një surprizë. Të mbështetur, e fshehur jo fort mirë mbi një dollap ishte një çantë plot me para, të cilat pasi u numëruan rezultuan të jenë rreth 70 mijë euro cash.
Të shtyrë nga dyshimi, agjentët vendosën të vazhdonin me kontrollin e shtëpisë së të riut shqiptar dhe kështu gjetën të fshehura në banesë 36 kilogramë kokainë.
Pasi agjentët e komisariatit të Santa Violës gjetën paratë dhe drogën, 26-vjeçari nisi të bëhej i dhunshëm dhe i pakontrollueshëm, ndaj u desh ndërhyrja e mjekëve dhe një autoambulance që të transportohej në spital.
Sakaq besohet se paratë e sekuestruara janë të ardhura nga trafiku i drogës. Ndërkohë, lënda narkotike është sekuestruar dhe do të analizohet në laboratorët përkatës nga hetuesit. 26-vjeçari shqiptar sapo doli nga spitali, u arrestua nga policia.
/a.r