Dhjetë minuta pasi vendimi qeveritar për largimin e masës së sigurisë ndaj produkteve serbe hyri në fuqi për pikën kufitare në Merdarë, ka hyrë edhe kamioni i parë nga Serbia.
Kamioni shoqërohej nga një patrullë policore dhe një e doganës deri në terminalin doganor që gjendet afër pikës kufitare.
Për kamionët që hyjnë nga Serbia do të ketë kontroll të detajuar pas dyshimeve të autoriteteve se mund të ketë armë.
Masa e sigurisë për produktet serbe vlen për të gjitha pikat e tjera kufitare me Serbinë dhe ishte vendosur në qershor të vitit të kaluar pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë.
Largimi i masës vetëm për pikën kufitare në Merdarë erdhi pas presionit të Gjermanisë.
/a.r