Më 10 tetor, ditën kur pritet vizita zyrtare e presidentit Rexhep Taip Erdogan, A2 mëson se pritet që të hapet edhe xhamia e Namazgjasë.
Xhamia ka përfunduar prej kohësh, por qeveria turke nuk ka pranuar t’a dorëzojë deri më tani, për shkak të “konflikteve” të zyrtarëve të qeverisë turke me përfaqësuesit e KMSH-së në Shqipëri.
Xhamia e Namazgjasë nuk do të drejtohet nga një hoxhë shqiptar, por është përzgjedhur një hoxhë turk.
Kjo xhami, një ndër më të mëdhatë në Shqipëri, por edhe rajon nisi ndërtimin që prej viti 2015.