Sulmuesi malazez, Stevan Jovetic pritet të largohet nga Interi në fund të stinorit.
I ardhur me shumë bujë nga Manchester City, Jovetic nuk arriti asnjëherë të tregojë aftësitë e tij.
Ish-anëtari i Fiorentinës nuk është në planet e Roberto Mancinit dhe pritet të largohet nga ‘Giuzeppe Meazza’.
E ardhmja e tij mund të jetë në kampionatin turk, ku skuadra e Fenerbahces është duke e kërkuar atë.
Për ta afruar 26-vjeçarin në radhët e veta, Fenerbahce po mendon të ofrojë 17 milionë euro.