Reshjet e dendura të shiut të rëna në (4 tetor) në Vlorë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në biznese dhe banesa, ndërsa dëme të konsiderueshme ka pasur edhe në bibliotekën e qytetit.
Drejtoresha e Bibliotekës Iltana Koleka, bënë me dije për Report Tv se kati i parë i bibliotekës është thuajse i shkatërruar.
Sipas saj, kjo është hera e 3 që biblioteka përmbytet, ndërsa dëmet janë të mëdha.
“Të themi që situata është diçka mirë, jo. Uji është gjysmë metri i futur, kati i parë i librave të sektorit për fëmijë është komplet i shkatërruar. Por kanë shpëtuar shumë libra. Nuk është hera e parë që përmbytet biblioteka, është hera e tretë që përmbytet në këto 30 vjet. Janë duke u llogaritur dëmet dhe janë duke u bërë procesverbalet. Kemi shpëtuar sa mund të shpëtohet. Do bëhet bilanci i librave të dëmtuar dhe të humbur”, tha ajo.