Analisti Aleksandër Çipa, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH komentoi se në aksionin politik të PD-së me protesta nuk ka asgjë të re, pasi në harkun e 3 viteve nuk pamë një proces reformues brenda saj nga zhvillimet që pati PD, por thjeshtë riktheu liderin e saj historik, me disa drejtues besnik ndaj tij.
“Dëshpërimi publik e diktuan nga situate ku ndodhet. Një situatë që, edhe pse zgjati 3 vjet kriza e brendshme në PD, nuk dha një proces reformues. Riktheu udhëheqësin historik, ka krijuar një grup besnikësh rreth kryetarit, copëzoi opozitën si asnjëherë në 33 vite. Në këto kushte është injoruar intiligjenca e zgjedhësve që s’ka të bëjë me strukturat partiake. Intiligjenca e qytetarëve s’është marrë në konsideratë. Grupi i udhëheqës i Berishës që do të bëjë protesta është në një rrugë të njohur. Kjo është formë e njohur. Nuk shkakton masivitet, por ilaritet te qytetarët. Në planin e risisë politike nuk ka ndonjë gjë të përcaktuar. Ende s’ka projekt dhe dyshime për qeveri teknike. Shumica nuk është lëkundur në bllokun e saj parlamentar.”, tha Çipa.
/a.r