Nuk mund të niste më mirë aventura e Mick Schumacher në Formulën 4 italiane. Djali i shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, ka fituar garën e parë në Formulën 4 italiane, zhvilluar në Misano.
I nisur nga pozicioni i dytë, pas Marcos Siebert, 17-vjeçari Schumacher, i cili garon për Prema Powerteam, ruajti vendin në start, duke arritur më pas parakalimin që çoi drejt fitores, me avantazh 2”3 ndaj Raul Guzman (Dr Formula) dhe shokut të skuadrës, Juan Manuel Correa.
Pasdite, 17:45, do të niset në pole position për garën e dytë.
I riu Schumacher aktualisht merr pjesë në kampionatin italian dhe atë gjerman të Formulës 4 me Prema Powerteam. Gjatë sezonit, skuadra do të vendosë se në cilin prej tyre do të vazhdojë.