Një taksist ka rënë pre e një grabitje në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Sipas policisë, kanë qenë dy persona të cilët i vodhën taksistit një shumë parash dhe më pas u larguan.
Dy autorët e dyshuar janë të paidentifikuar dhe grupi hetimor është duke punuar për kapjen e tyre, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.r