Policia kriminale njofton se është arrestuar në datë 7 prill në Hahn të Gjermanisë vëllai i Enkelejd Alibejat.
Shtetasi Taulant Alibeaj është arrestuar pas një vjedhjeje më armë. Ai ka treguar një kartë identiteti shqiptare dhe një kartë identiteti policie.
Ai nuk njihej në sistemin gjerman, por ishte regjistruar si Xhavit Morrnica.
Gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se ishte inspektor i policisë kriminale dhe punonte për Policinë në Tiranë. Po ashtu tregoi edhe një kartë identiteti italiane, sipas së cilës punonte për Ministrinë e Financave.
Top Channel